“S’është lojë për t’i vënë cipa çunave të Laçit apo djemve të Vlorës” Rama paralajmëron pronarët e bareve dhe restoranteve: Mos të ‘lëshojë dhe policinë’

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lutje publike në drejtim të qytetarëve shqiptare, të atyre që nuk besojnë tek rreziku që iu kanoset nga COVID-19, që të respektojnë masat.

Mes të tjerash kryeministri iu dha një mesazh të qartë dhe pronarëve të restoranteve dhe të bareve, ndërsa i ftoi ata që t’i referohen protokollit, duke iu kujtuar atyre se mund të ‘lëshojë dhe policinë’ për të bërë kontrolle.

“Duke u ndalur tek situata me COVID-19, dua t’ju lutem, t’ju përgjërohem qytetarëve shqiptarë që mos ta bëjnë atë më të vështirë. Do ti lutem atyre që s’duan ta besojnë se sa e vërtetë dhe e vështirë është kjo luftë dhe mbyten në lugën e ujit të konspiracionit dhe të thashethemeve dhe llafeve që janë fukarallëk i klubeve dhe e përqeshin këtë luftë. I lutem atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në restorante, në bare, që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin. Të mos e konsiderojnë tolerancën tone dhe mirëkuptimin tonë për vështirësitë e tyre dhe mos të vënë në rrezik jetën e tyre dhe qytetarët. Janë protokolle që dunën përcaktuar. S’është e vështirë për ne që të sulim policinë në bare e restorante, por a është kjo që duam? Ata harrojnë se duke bërë kështu, rrezikojnë të kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe të marrin mbrapsht një goditje marramendëse. Nuk është koha që të shfrytëzojnë çdo metër katror. Përqeshja ndaj rrezikut do të ishte katrastrofik. Në Gjermani nuk të lë të ulesh afër në restorant. Pse? Është një lojë e Bill Gate për t’i vënë cipa çunave të Laçit apo djemve të Vlorës. Apo duke i vënë çipa në gojë përmes gojës së këngëtarit.

Apo çipi të pengojë zërin e këngëtarit të dasmës, është hata e madhe. Të mos bëhemi ne ata që mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve, makinave dhe të mbeten peng i papërgjegjshmërisë, i përqeshjes së një rreziku real. Sot je mirë dhe nesër je në tub. Nëse gjerat nuk shkojnë mirë, pasnesër nuk je fare. Nga ana tjetër dua t’ju them të gjithëve se falë ministres së Shëndetësisë, nënë që e ka harruar familjen, vajzat e saj dhe që qëndron në krye të detyrës ditë natë, falë dhe skuadrës së saj, sot bluzat e bardha s’kanë halle mbi hall të mungesës së mjeteve për të luftuar. Spitalet tona janë me kapacitete të pota, por janë dhe 2 struktura të tjera që po presin. Në rast se do të kemi nevojë, janë të gatshme strukturat sipas qarqeve. Janë gati të gjitha medikamentet dhe ata që do të duhet të marrin pozicionin në vijën e zjarrit. Janë mjekë, infermierë, që trajtohen rregullisht.”, tha kryeministri.

Të Fundit