“Cmendurinë gjoja e përdor për të harruar njerëzit premtimet për 300 mijë vende pune” Basha/ Ramën e pret humbja!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar sot kryeministrin Edi Rama, pasi i ka kërkuar dhe përballje publike me të. Në një konferencë për mediat Basha tha se e kupton nervozizmin e Ramës dhe frikën e tij, pasi e pret humbja.

Mes të tjerash ai komentoi dhe gjuhën e Ramës në deklaratat e tij, ndërsa shtoi se me këtë sjellje kryeministri do që ta çojë në një debat me të. mes të tjerash Basha tha se modeli që ai ofron për politikën është krejt i ndryshëm nga ai i Ramës, dhe nuk bëhet fjalë për ‘luftë gjelash’. Në këtë linjë, Basha pohoi se e ka pasur një përballje me Ramën në zgjedhjet e 2011-ës, ku dhe ka fituar si kryetar Bashkie.

“E kuptoj nervozizmin e tij dhe frikën e tij. Pasi realisht e pret jo vetëm humbja e thellë, por dhe përballja me drejtësinë. I gjithë fjalori vulgar, sjellja e tij rrugacërore, ka një qëllim, që më çojë mua në një debat që është i zbrazët nga substanca. Duket si kacafytje mes meje dhe atij. Por unë nuk jam këtu për t’u kacafytur me të. Kemi pasur një përballje më të, që unë e kam mundur në 2011-ën, e kam mundur dhe prapë do e mund. Sa i përket egos personale. Por kjo nuk është për ego personale. Unë jam këtu për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Jam për të treguar arsyet se pse ka ndodhur kjo, që janë aferat e tmerrshme. Edi Rama nuk ka përgjigje për këto. Ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët, gjuhë e baltës dhe mashtrimet e gënjeshtrat që bën ai. Për të hequr vëmendjen nga vjedhja, nga fakti se është i vetmi që nuk ka bërë asnjë paketë të tretë, sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët. Siç kërceu tek studio të enjten e kaluar, do shihni çudira të tjera. Do bëj çdo gjë me shpresën s’e shqiptarët do i harrojnë të vërtetat. Sfida ime dhe juaj është që mos t’i harrojmë ato. Sa herë që ai sillet si kloun, që përpiqet që të baltos dhe nxit konflikt, ka futur duart në xhepin tuaj. Ka 7 vite që bën këtë. Sa herë që bën gërr-vërre të lodhura, po planifikon vjedhje të radhës. Sa herë që e bën atë, mos pres që të kacafyten me të. Nuk është luftë gjelash. Unë jam një model krejt tjetër. Unë besoj tek mendja njerëzore. Unë besoj se njerëzit nuk mund t’i bësh budallenj. Se besoj se mund tua shesë sapunin për djathë. I ka dalë kallaji. Sa herë që ta shohin duke u sjellë si kloun, si gjoja të çmendur, se e kemi dhe ne fajin që i themi ashtu. Por ai nuk është i çmendur, është mashtrues dhe hajduti. Ai çmendurinë gjoja e përdor për të harruar njerëzit premtimet për 300 mijë vende pune. “, tha ai.

Të Fundit