Selami Jenisheri: Politikani çon jetën e komunitetit përpara, e kam kryer më së mirë këtë mision

Selami Jenisheri i ftuar në të “Të Pasekspozuarit” deklaroi se një politikan i mirë është ai person që e çon jetën e komunitetit përpara dhe se sipas tij ai e ka kryer më së mirë këtë mision. Ndër të tjera ai sqaron se në Shqipëri mungon detektivi privat.

Më tej Jenisheri ka deklaruar se ka bërë një kallëzim penal në SPAK, pasi sipas tij ky parlament është i paligjshëm sepse nuk kanë votuar shumë emigrantë.

Kam shkuar si deputet dhe kryetar i partisë së pensionistëve. Kontigjenti partisë sonë është 650 mijë pensionistë të cilët jetojnë në kushte mizerabël, skllevër. Një politikan quhet ai person qe e çon jetën e komunitetit përpara dhe besoj se e kam kryer me shumë sukses këtë mision. Në Shqipëri mungon detektivi privat të cilin e kam propozuar.

Mënyra me e mirë për me i dhënë jetë kësaj ideje është që në parlamentin shqiptar është aprovuar kodi zgjedhor me të cilin do bëheshin zgjedhjet në 25 prill. Një nga nenet e këtij kodi thotë se nëse nuk respektohen përsëriten zgjedhjet. Nuk ka njeri në botë që e ndryshon këtë kod. Do i coheshin kutitë e votimit të gjithë emigrantëve atje ku jetonin por Celibashi me urdhër nga lart nuk e bëri këtë gjë.

Kam bërë një kallëzim penal në SPAK ku them që ky shtet ka bërë zgjedhjet e 25 prillit në mënyrë të paligjshme dhe duhet që SPAK të vendosë të përsërisë zgjedhjet sepse Celibashi ka bërë shkelje për zgjedhjet. Parlamenti është mbledhur në mënyrë të paligjshme. SPAK është organi i shtetit shqiptar që do merret me këtë punë dhe do vendosë që ky parlament është mbledhur në mënyrë të paligjshme.

Të Fundit