Gërdeci/ Fatmir Mediu: Edhe kur je i pafajshëm ndodhin çudira, jam në këtë betejë për t’u përballur

Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes, që do të hetohet nga SPAK për çështjen Gërdeci, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Mediu ka deklaruar, se kërkesa e SPAK nuk ka bazë ligjore, por “në këtë vend mund të ndodhin edhe çudi”.

“Avokati më kanë thënë në këtë vend mund të ndodhë çdo cudi. Mund të jesh i pafajshëm, por të ndodhë si në kohën e Hoxhës. Kur prokuroria është më e fuqishme se gjykata, sistemi i drejtësisë nuk funskionon. Jam në këtë betejë për t’u përballur edhe me padrejtësinë. Mund të ketë cdo gjë në përballje”

“Veprimi i SPAK nuk ka bazë ligjore, sepse SPAK nuk ka marrë kompetencën për ta drejtuar këtë cështje. Kam vërtetim nga Prokuroria e Përgjithshme, që thotë se dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk është porceduar mbi këtë dosje që në vitin 2009“, tha ndër të tjera Mediu.

Ai ka deklaruar se nuk është fshehur pas imunitetit, ndërsa akuzoi SPAK se po përdoret politikisht.

“Dua të sqaroj që SPAK është instrumenti i fundit që kanë përdorur familjarët për ta rihapur çështjen. Kjo ka qenë një çështje në proces edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Përveç anës ligjore, është përdorur politikisht sa herë ka patur fushata. Kur tentohet të hapet një proces penal, sa bazë ligjore ka?

Veprimi i SPAK nuk ka bazë ligjore, sepse SPAK nuk ka marrë kompetencën për ta drejtuar këtë cështje. Kam vërtetim nga Prokuroria e Përgjithshme, që thotë se dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk është porceduar mbi këtë dosje që në vitin 2009.

Meqenëse u kërkua nga SPAK, kam kërkuar të më vihen në dispozicion materialet. Përgjigja ka qenë, nuk mund t’ju japim materiale, sepse nuk kemi procedim penal dhe nuk është as person nën hetim. Kjo është dy javë pasi SPAK ka bërë deklarimin publik. Ne i kërkuam SPAK të shohim bazën ligjore të veprimit të tyre, të njiheshim me materialet dhe përgjigja ishte që Fatmir Mediu nuk është person nën hetim dhe as person i proceduar.

Kur një cështje rihapet në mënyrë të paligjshme, padyshim që ka një prapaskenë personale dhe politike. Nuk mendoj se është nga padija, sepse është e mjaftueshme eksperienca juridike..

Unë nuk nisem nga opinioni im personal, por nga ajo që marr nga personat e fushës, avokati im dhe të tjerë, më kanë thënë që është e paligjshme dhe krijon precedentë të rrezikshëm.

Nuk kam hyrë tek afatet, sepse nuk jam i fushës. Këto i takojnë atyre që merren me cështjen. Unë kam dhënë dorëheqjen, kam marrë përgjegjësinë time morale. Nuk kam folur, duke ndjerë dhimbjen e familjarëve.

Unë kam deklaruar se nuk njoh imunitet. Unë kam kërkuar të vijojë gjykimi, kam thënë nuk e njoh imunitetin. Nuk ka pasur pengesë nga ana ime dhe e Parlamentit”, tha ndër të tjera Mediu.

Të Fundit