Sekuestrohen pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Sekuestrohen pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakulla. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas organit të akuzës, në përfundim të verifikimeve të kryera ka rezultuar se Frakulla ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite. Kështu, janë sekuestruar dy apartamente dhe një sipërfaqe toke me sipërrfaqe 2900 m2.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

 

Lidhur me zbatimin e vendimit të mësipërm është nxjerrë urdhri i ekzekutimit i cili është zbatuar nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *