Sharjet e trajnerit serb dhe koret raciste të tifozëve, FIFA nis hetimin e dytë për Serbinë

FIFA nis hetim për Serbinë në lidhje me ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Zvicrës. Federata e Futbollit të Kosovës kishte dërguar ankesë zyrtare në FIFA për shkak të “fyerjeve nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë”.

Ja çfarë shkruhet në komuniktanë zyrtare të FIFA-s: “Komiteti disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë kundër Federatës së Futbollit të Serbisë, për shkak të shkeljes së mundshme të nenit 12 [sjelljes së pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve], nenit 13 [diskriminim] dhe nenit 16 [rendi dhe siguria e ndeshjes] të Kodit Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me incidentet gjatë ndeshjes midis Serbisë dhe Zvicrës, që u mbajt më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës”.

Kjo është procedura e dytë disiplinore që FIFA inicion ndaj Serbisë. Në nëntor, pas një ankese të FFK-së, FIFA hapi procedurën disiplinore për shkak të shfaqjes së një flamuri në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Të Fundit