Rama takon Ermal Metën, i dhuron librin me krijimet e tij: Kënaqësi që… – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rama takon Ermal Metën, i dhuron librin me krijimet e tij: Kënaqësi që…

Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtarin, Ermal Meta, i cili ndodhet në Shqipëri për një koncert, që do të mbajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Teksa ka publikuar një foto krah këngëtarit Ermal Meta, Rama thekson se ka zhvilluar me të një bisedë të këndshme në zyrën në Kryeministri.

Në foto shihet se këngëtari mban në dorë librin me krijimet e Ramës dhuruar nga kryeministri.

“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *