Rama: Shqipëria i ka kryer detyrat,BE të respektojë vendimin

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka dalë në një konferencë për mediat me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria i ka kryer detyrat. Më tej ai ka theksuar se BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

“Më vjen shumë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin edhe dje, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave nga vetë këshilli evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare. BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Natyrisht nuk mund të përsërisja vetëm se të them me bindje që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë, duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare. A do të ndodhë? Ne nuk e dimë dhe natyrisht do të varet sa do të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe sa do të jetë e gatshme të heqë barrikadën që i ka vënë këtij procesi. Sidoqoftë, ne sot kemi një mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet dhe posaçërisht nga Gjermania”, tha Rama.

Të Fundit