Solidariteti/ Ibrahimi me tumor niset ne Turqi/ apeli per te riun e paralizuar-Stop-27 Maj 2021 – Stop
HUMANIZEM, Të Gjitha

Solidariteti/ Ibrahimi me tumor niset ne Turqi/ apeli per te riun e paralizuar-Stop-27 Maj 2021

Pak ditë më parë transmetuam rastin e 6 vjecarit Ibrahim Diko, i cili është i prekur me tumor dhe ka nevojë urgjente për një operacion, që kushton 40.000 euro. E ëma, Nertila, e cila është divorcuar nga bashkëshorti, e ka të pamundur të sigurojë këtë shumë, ndaj iu drejtua emisionit “Stop” dhe fondacionit “Fundjavë ndryshe”.Pas apelit tonë, shuma u sigurua dhe Ibrahimi i vogël u nis për në Turqi me shpresën e kapërcimit të kësaj sfide.Sot ne bëjmë një tjetër apel për një tjetër histori të dhimbshme. Kreshnik Farija është 39 vjec dhe prej 24 vitesh ka ëndërr të ngrihet në këmbë.Në vitin 1997, kur ishte vetëm 14 vjec, është goditur nga një plumb qorr në lagjen e tij.U deshën 3 muaj që t’i hiqej plumbi, pasi i kishte prekur shpatullën deri në mushkëri. Por Kreshniku mbeti i paralizuar.Operacionin e parë, që kushtonte 63 mijë dollarë, mjeku turk ia bëri për 7 mijë dollarë. Tani i duhen edhe 7 mijë dollarë të tjerë për ndërhyrjen e dytë dhe shpenzimet e fizioterapisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *