Rama për mitingjet e PD-së në kohë pandemie: Opozita po infekton masivisht.Më 25 prill, qytetarët do votojnë për shëndetin ose pushtetin e…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një “Facebook” një fotografi nga radhët që mbajnë qytetarët për të bërë vaksinën ndaj Covid dhe një tjetër, nga mitingjet e Partisë Demokratike.

Rama shprehet se ndërsa qeveria vaksinon njerëzit, PD vazhdon që të infektojë masivisht qytetarët e vendit. Ai shton se 25 prilli ndan qytetarët, nëse janë për shëndetin apo për pushtetin e Berishës, Kryemadhit dhe Bashës.

Postimi i kryeministrit Rama:

Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:

Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;

Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…

Të Fundit