Rama nxjerr pamjet nga Unaza: Punimet me tre turne, ja kur do jetë gati – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rama nxjerr pamjet nga Unaza: Punimet me tre turne, ja kur do jetë gati

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamje nga faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në unazën Verilindore në kryeqytet.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shprehet se punimet do të vazhdojnë me tre turne pa ndërprerje që ky segment të jetë gati në vjeshtë për qarkullimin me lehtësi të automjeteve.

“Sot në mëngjes filloi faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në Unazën Verilindore, Loti 2.

Punimet do të vazhdojnë me tre turne, pa ndërprerje, që ky segment të jetë gati në vjeshtë për qarkullimin me lehtësi të automjeteve në rrugët e kryeqyteti”, shkruan Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *