Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian, Raffaella Carra

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare këngëtarja, prezantuesja dhe aktorja e njohur italiane Raffaella Carra. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur koreografi i famshëm Sergio Iapino.

“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, ishin fjalët prekëse të tij.

Raffaella Carrà ndërroi jetë në orën 16.20 sot, pas një sëmundjeje që për ca kohë kishte sulmuar trupin e saj të vogël, por plot me energji të tejmbushur. Forca e saj e pandalshme, nuk e braktisi kurrë deri në fund, duke u siguruar që asnjë nga vuajtjet e saj të thella të mos dilte jashtë.

Një grua e jashtëzakonshme por e pajisur me një thjeshtësi të habitshme, ajo nuk kishte fëmijë por fëmijë – gjithmonë thoshte ajo – kishte mijëra të tillë, si 150 mijë të birësuar në distancë falë “Amore”, programi që mbi të gjitha kishte mbetur në zemrën e saj.

Varrimi do të përcaktohet së shpejti. Në prirjet e saj të fundit, Raffaella kërkoi një arkivol të thjeshtë druri të papërfunduar dhe një urnë për ta mbajtur hirin e saj.

Raffaella Carrà kishte një karrierë të shënuar me suksese të mëdha, që nga koha e Fantastico, Pronto Raffaella, te ato të Carramba Che Sorpresa, deri te paraqitjet në kinema.

Ndërsa së fundmi, ka qenë protagoniste në Rai3, ku ka pasur në një rol të ri, atë të intervistuesit, ballë për ballë me personalitete të mëdha të muzikës, televizionit dhe kinemasë, të tilla si Riccardo Muti ose Maria De Filippi.

Raffaella Maria Roberta Pelloni, ky është emri i saj i vërtetë, lindi në Bolonjë më 18 qershor 1943 dhe u rrit në Romagna. Ndërsa ishte ende fëmijë, ajo u transferua në Romë për të studiuar në Akademinë Kombëtare të Vallëzimit dhe në Qendrën Eksperimentale për Kinematografinë.

Vetëm në vitet 1960 ajo ndryshoi emrin duke përdorur pseudonimin e artit me të cilin e njohin të gjithë. Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo” si dhe ka marrë pjesë në Eurovision.

Të Fundit