Rama-ekipit të negociatave: Ta keni për nder që do t’ju dhembë koka për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është takuar me ekipin teknik që do të punojë për përafrimin e legjislacionit të vendit me BE-në si edhe përmbushjen e kushteve që do të çojnë në integrimin tonë në union.

I shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryenegociatorja me BE, Majlinda Dhuka, Rama iu drejtua ekipit teknik duke iu thënë se duhet ta kenë për ndër që t’iu dhëmbë koka duke punuar për vendin.

“Megjithatë duhet ta kini për nder që do t’ju dhembë koka për një çështje kaq të rëndësishme për vendin”, tha Rama, ndërkohë që Xhaçka bëri një përshkrim të punës dhe ecurisë së procesit në raport me Komisionin Europian duke theksuar se gjatë periudhës shtator-nëntor 2023 do të kryhet procesi i “screening” ku KE do të shohë nëse “I kemi bërë detyrat apo jo”,-tha Rama.

Të Fundit