Rama: Do të rritim pagat dhe do të dyfishojmë ndihmën ekonomike

Nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me buxhetin për vitin 2022. gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të përgjysmohen taksat mbi pagat 400 mijë deri në 500 mijë lekë si dhe do të rriten pagat për mësuesit dhe mjekët.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se do të dyfishohet ndihma ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Po ashtu, qeveria do të financojë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë.

“Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve tejet të vështira. Për të mbetur ambicioz për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve. Plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen. Siç flet qartë ky buxhet asnjë sektor dhe reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, fëmijët, të rinjtë e tjerë. Injektojmë financime në ekonominë kombëtare dhe familjare, duke mbajtur edhe borxhin publik në parametra të sigurt. Zerojmë taksën në pagat deri në 40 mijë lekë. Përgjysmojnë taksën mbi pagat nga 400 mijë deri në 500 minë lekë. Përgjysmojnë taksën për forcat e kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-deri në 2 milion., rrisim pagat për mësuesit dhe mjekët. Rrisim pagat deri në 150% për punonjësit dhe 3 drejtuesit e policisë s shtetit që shërbejnë larg vendbanimit. Rrisim pagën deri në 30% për FA. Dyfishojmë ndihëm ekonomike që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Ligjërojmë pagën për naftëtarët e Fierit. Financojmë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve. Financojmë lidhjet e reja me 23 milion dollarë. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë,’ deklaroi Rama

Të Fundit