“Shqipëria buzëqesh” Ogerta Manastirliu: Deri më sot 2 milion vaksinime antiCovid

Që nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” mbi vaksinimin e popullatës kundër COVID-19, Shqipëria ka dhënë 2 milionë doza për qytetarët e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Pavarësisht kësaj, ministrja Manastirliu, apelon për vaksinim të mëtejmë.

Vaksinohu, jeta jote vlen”, shkruan ministrja.

Dozat e treta të njohura si “booster”, kanë filluar të jepen që prej 1 nëntorit për kategori të veçanta. Të moshuarit mbi 65 vjeç dhe stafet shëndetësore, janë të parët që përftojnë.

Të Fundit