Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali padisin qeverinë, janë kundër detyrimit për t’u vaksinuar – Stop
Bota, Të Gjitha

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali padisin qeverinë, janë kundër detyrimit për t’u vaksinuar

Treqind punonjës të kujdesit shëndetësor në Itali kanë hapur një sfidë ligjore kundër qeverisë, duke kundërshtuar vendimin se ata duhet të vaksinohen më detyrim.

Italia miratoi një ligj në prill që detyron cilindo person  që punon në pozicione shëndetësore publike ose private, përfshirë farmacitë dhe zyrat e mjekëve, të vaksinohen kundër COVID-19.

Sipas këtij ligji, në rast se ata nuk vaksinohen, atëherë pezullohen nga puna pa marrë asnjë pagesë, përveç rasteve kur punëdhënësi i tyre mund t’i caktojë në një pozicion më të ulët.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar po ashtu së fundmi për vaksinim të detyrueshëm për stafin mjekësor, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi ditën e  djeshme se nuk ka në plan ta bëjë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetësisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *