Publikimi i listës me paga të qytetarëve, Prokuroria mbyll hetimet – Stop
Lajme, Të Gjitha

Publikimi i listës me paga të qytetarëve, Prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet për procedimin penal nr.9428 të vitit 2021 me objekt hetimi publikimin në rrjetet sociale në datë 22.12.2021, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, të listës së pagave të muajit Janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private.

Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1.Eni Qirjako,

E akuzuar për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.

2.Andi Agaraj,

I akuzuar për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.

3.Klodian Sota,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.

4.Endri Ikonomi,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/a iK.penal

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *