Protestuesit u ngjitën me shkallë, goditen me sende të forta, iu hidhet gaz

Protestuesit dhe mbështetësit e Sali Berishës janë ngjitur përmes një shkalle në katin e dytë të godinës së Partisë Demokratike. Por sapo janë ngjitur në katin e dytë, ka patur goditje me sende të forta. Ndaj tyre është hedhur gjithashtu edhe një lloj gazi irritues me qëllim që të shpërndahen.

Protestuesit dhe mbështetësit e Berishës thanë se sendet e forta u hodhën nga ballkoni i Lulzim Bashës.

Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje Bashës: “Lulzim hiq dorë nga dhuna”. Ai e quajti ditën e sotme një revolucion teksa theksoi se demokratët po hyjnë në shtëpinë e tyre.

Të Fundit