Policia e Shtetit distancohet nga Basha dhe gazi lotsjellës: Nuk kemi ndërhyrë në selinë e PD

Policia e Shtetit ka reaguar me deklaratë urgjente, duke sqaruar se asnjë strukturë e policisë, nuk është përfshirë në aksione në selinë e PD.

Lulzim Basha ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka dhunuar protestuesit demokratë.

Me sa duket policia kërkon të distancohet urgjentisht nga këto veprime.

“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, deklaron policia.

Të Fundit