Protesta tek selia e PD, Rama fton demokratët në bashkëbisedim – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Protesta tek selia e PD, Rama fton demokratët në bashkëbisedim

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka ftuar demokratët në një bashkëbisedim.

Një ditë pas protestës së zhvilluar para selisë së PD, Rama njofton se sot në orën 12:00 do të zhvillojë bashkëbisedimin me demokratët në Facebook.

Ndërkohë dhe një ditë më parë, kreu i qeverisë ftoi të gjithë simpatizantët e PD. “Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, ishte ky mesazhi i Kryeministrit.

Një ditë parë në selinë e PD u zhvillua protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Protestuesit u pritën me dhunë nga Brenda selisë së PD dhe u desh ndërhyrja e forcave të renit për të shpërndarë tubuesit duke hedhur gazlotsjellës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *