8 persona të shoqëruar në polici pas protestës në PD, Bardhi: Pse janë ndaluar, çfarë krimi kanë bërë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë se disa nga anëtarët e grupit të sesionit dhe këshillit kombëtarë të PD janë shoqëruar në komisariat.

Sipas Bardhit ata po terrorizohen nga policia me urdhër politik të Edi Ramës. Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se mes të shoqëruarve ka edhe kryetarët e degëve që po dilnin nga selia e PD, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarin Basha.

“Pse po ndalohen anëtarët e këshillit kombëtar, pse po ndalohen anëtarët e grup seksioneve në oborrin e PD. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë regjistrimi më pas në një procedurë të kontrollit fizik dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i çdo zyre. Janë kontrolluar edhe zyrat e deputeteve, që me ligj nuk lejohet , por ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar të kontrollojnë zyrat pa autorizim nga Kuvendi. Çfarë krimi kanë bërë anëtarët e këshillit kombëtar që janë shoqërua në polici? A kam unë të drejtë të marr informacion pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës”-tha Bardhi para gazetarëve.

Të Fundit