“Prokurorët dhe gjykatësit që nuk justifikojnë pasuritë do shkojnë në burg”, Rama: SPAK të godasë 360 gradë

Kryeministri Edi Rama ka thënë që gjykatësit dhe prokurorët që nuk kanë justifikuar pasuritë në vetting, ta justifikojnë në SPAK.

Nëse dhe aty nuk e justifikojnë sipas tij, atëherë duhet që të futen në burg. Rama shtoi se goditja e SPAK duhet të shtrihet 360 gradë dhe të trokasë në ato dyer ku ende nuk ka trokitur.

“Gjykatësit dhe prokurorët që nuk justifikojnë pasuritë duhet të shkojnë në burg. Atë që nuk justifikuan te vettingu ta justifikojnë te SPAK-u. Nëse nuk e justifikojnë të shkojnë në burg. Ata që kanë qenë në një marrëdhënie mëkati permanent, qoftë përballë që është përballë këtu dhe qoftë me atë që nuk e di ku ka humbur, por që s’jam shqetësuar se moria të që meritonte dhe të fle në gjumë rehat tani.

Këta gjykatës, me këta prokurorë duhet të jenë të kryqëzuar se për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi, që drejtësia të godasë nga të katërt anën njerëzit që e kanë bërë mullar atë që nuk thuhet. Duke nxjerrë të poshtëruara nga sallat e gjyqeve gra e nëna të cilët kriminelët më monstra u kanë marrë jetën, e këta i nxirrnin në shëtitje nga salla e gjyqit. Drejtësia nuk bëhet duke i shkuar nga mbrapa një personazhi grotesk të opozitës. Nuk bëhet nga frika e presioneve që bëjnë disa njerëz që u kanë rënë dhëmbët dhe inercia e frikës së një të gjalli që ka vdekur. Drejtësia e re do të shkruhet vetëm nëse godet 360 gradë. Në pjesën e gradëve që i takon PS, e kanë derën hapur, e kanë gjetur në fakt. Nuk i ka penguar askush. Kanë mbështetjen time, 100%. Ama, të shikojnë edhe dyert e tjera, ku deri më tani s’kanë trokitur. Unë di që këto goditje që kanë ndodhur kanë një vlerë, vlerën e inkurajimit të shpresës.

Këto s’janë goditje reale. Janë goditje të rëndësishme për të krijuar profilin dhe prezantuar drejtësinë e re me një profil, por Shqipëria nuk ka edhe 30 vite të tjera të presi për të shikuar goditje post mortium. Janë gjallë. Janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje i kanë në kushte që bëjnë edhe një karshillëk ndaj Shqiptarëve, madje edhe ndaj Amerikës. S’kanë faj”, tha Rama.

Të Fundit