Meta: Rama mblodhi socialistët për t’u thënë do shkoni të gjithë në burg veç meje

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat foli edhe për Kongresin e Partisë Socialiste.

Ai tha se Kongresi i PS u mblodh sot për të thënë se të gjithë duhet të shkojnë në burg përveç meje.

“Që nga blerja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve dhe mosveprimi i institucioneve të drejtësisë me qëllim që kjo organizatë të blinte zgjedhjet pasi kishte kapur mediat të blinte votat. Shohim që pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër. Kjo kërkohet të paraqitet si një sukses i madh i reformës në drejtësi. Ndërkohë Koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot në një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje”,-tha Meta.

Të Fundit