Programi holandez nis sezonin e ri nga Shkodra, Rama: Do rrisë numrin e turistëve

Programi i njohur  holandez “Wie is de Mol” e ka nisur sezonin nga qyteti i Shkodrës. Kryeministri, Edi Rama ka publikuar pamjet e xhirmeve në rrjetet sociale, krahas së cilave shkruan se ky program do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve holandez në Shqipëri.

“Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit holandez me programin e famshëm “Wie is de Mol”,  filmuar në Shqipëri në 2021. Emisioni më i ndjekur televiziv në Holandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka  pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve holandezë në Shqipëri”, shkruan Rama.

 “Wie is de Mol” është një program ku VIP-at holandezë i nënshtrohen sfidave të ndryshme dhe aventurave.

Të Fundit