Kartëmonedhat e reja/ Prerjet 500 dhe 2000 lekë në qarkullim prej 17 janarit

Duke filluar nga data 17 Janar, dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekëshe do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartmonedhat e serisë aktuale.

Kartmonedhat e reja janë të dizejnuara me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuar sigurie.

Në muajin Qershor të 2021 u hodhën në qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë, kjo e fundit u hodh për herë të parë në qarkullim. Shtimi i kartmonedhës 10.000 lekëshe, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë në Shqipëri./Klan News

Të Fundit