Policia refuzoi kërkesën e PD, Berisha: Protesta më datë 6 Dhjetor, ora 12:00 – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Policia refuzoi kërkesën e PD, Berisha: Protesta më datë 6 Dhjetor, ora 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quan të paqenë vendimin e Policisë së Tiranës që refuzoi protestën e opozitës më datën 6 Dhjetor, ditë kur zhvillohet samiti i BE-së. Sipas Berishës, policia tregoi mbrëmë që nuk njeh Kushtetutën dhe as ligjet e vendit. Kryedemokrati u shpreh se populli opozitar “me datën 6 Dhjetor në ora 12:00 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij”.

“Policia njoftoi mbrëmë që nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim të Policisë së Shtetit i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në të cilin ajo vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim t’i drejtohet dhe të njoftojë policinë. Së treti Policia e Shtetit, Edi Rama… s’është policia është Edi Rama, po e trajton samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur ata që vijnë në Tiranë përveçc Edi Ramës janë burra dhe gra, shtetarë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre.

KE pikërisht për të qartësuar pozicionin europian në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta kërkoi publiksht që e drejta e qytetarëve shqiptarë për protesta, të respektohet. Ndaj dhe ai refuzim është nul and void, është i paqenë. Tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, i cili është i tmerruar nga populli opozitar që me datën 6 në ora 12:00 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij. Në datën 6 ora 12 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë ëndrrën më kryesore, më të çmuar, për të ardhemn e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Në datën 6 do të vërshojnë në rrugët e Tiranës të gjithë ata të cilët shohin vlerat europiane si vlerat më të çmuara për ata, për shoqërinë, për kombin, për Shqipërinë. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë. Do të jetë një protestë në të cilën do të buçasë në 4 anët thirrja e Duam Shqipërinë si Europa. Do të buçasë

Kemi kaq motive për të qenë më datën 6 në shesh dhe në rrugët e Tiranës duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë të cilët ne i përshëndesim dhe i konsiderojmë një nderim të madh për kombin shqiptar, por në asnjë mënyrë dhe assesi për Edi Ramën, i cili nuk përfaqëson shqiptarët, përfaqëson aferat e tmerrshme korruptive mbi të cilat është zhytur.

Edi Rama, një tradhtar i kombit shqiptar, një vasal i verbër i Vuçiçit dhe avokat mjeran i Rusisë së Vogël dhe interesave Putinit me ato që bën. Kemi kaq motive për të qenë me datën 6 në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë nderim të madh për kombin shqiptar, por në asnjë mënyrë dhe asesi për Edi Ramën i cili nuk përfaqëson shqiptarët, vullnetin e tyre të lirë. Përfaqëson narkoshtetin që ka ndërtuar”, u shpreh Berisha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *