Laboratori i kokainës në Fier/ Porositësi i ngarkesës në seancë: Kam kërkuar vetëm pleh

Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e kokainës në Fier.

Bëhet fjalë për Viktor Çervanakun, Zenel Çervanakun, Denilson Çervanakun, Enxhi Ferhatin, Nikolin Gjolenën, Klajdi Vrionin (Kodra), Julian Malajn, Redion Meshin, Bledar Matoshin dhe Marildo Ronën.

Gjate seancës së sotme mësohet se personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ai ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë shtuar se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetojë se brenda plehut ka kokainë.

Të Fundit