“Po qarkullojnë Delta, Omicron dhe virusi i gripit”- Eugena Tomini: Jemi në pikun më të lartë të dy viteve pandemi

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini ka bërë me dije sot se vendi ndodhet në një valë të re të pandemisë së koronavirusit pasi shifrat e intektimeve janë rritur në dy javët e fundit.

Sipas Tominit, në vend po qarkullojnë dy variantet e Covid-19, si Delta dhe Omicron por edhe virusi i grupit.

Tomini nënvizoi se kjo valë infektimesh ka arritur edhe pikun më të lartë të pandemisë në vend në këto dy vite.

Eugena Tomini: Incidencë e lartë e rasteve pozitive në 2 javët e fundit.

Rritja i atribuohet variantit Delta dhe Omicron por dhe mos respektimit të masave, të grumbullimeve por edhe reflektimit të grumbullimit të festave të fundvitit
dhe aktualisht në vend po qarkullon dhe virusi i grupit e të tre variantet po bëjnë një qarkullim e transmetueshmëri në nivele të larta.

Incidenca javore dhe dy javore janë përfshirë në shumëfishim të hasjes por e pareflektuar në trend të lartë të rasteve gë hospitalizuara.

Pozitiviteti ka përqindje në nivel më të lartë krahasuar me dy javët e mëparshme.

Kjo incidencë e lartë gjatë këasj periudhe ka reflektuar dhe pikun më të lartë të gati dy viteve, pikun më të lartë të pandemisë të hasur në vend.

Të Fundit