Po ndërtonin në zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit,arrestohen dy persona – Stop
Lajme, Të Gjitha

Po ndërtonin në zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit,arrestohen dy persona

Dy pronarë objektesh janë arrestuar nga Policia e Durrësit në Manzë pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar tokë në zonën bregdetare në Gjirin e Lalëzit në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu, janë proceduar penalisht 2 shtetasit që po kryenin punimet, për veprën penale “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm”.

Në pranga kanë rënë; R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

M.B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit B. D. dhe E. D. (punëtorë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *