Pezullim nga puna për ata që nuk vaksinohen? Përgjigjet Manastirliu

Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me personat që refuzojnë të kryejnë vaksinën  zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se për stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët, nëse nuk do e bëjnë vaksinën COVID, pas datës 30 shtator do tu duhet kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e një testi PCR, që të vërtetojë se janë negativë ndaj koronavirusit.

“Vlerësohet që shtatori të jetë periudhë që arsimtarët, stafet dhe studentët të kryejë vaksinimin dhe deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetim pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentë pranë zyrave të përcaktuara, kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

Për ata që nuk e kanë vaksinën do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktua me dokument mjekësor  për të mos bërë vaksinën. një dokument i cili do të vlerësohet përveç mjekut edhe nga specialistë të ISHP-së për të evidentuar një vendim jo fort të sakë”, tha Rakacolli.

Ndërkohë Manastirliu tha: ‘Një mësues i pavaksinuar në një klasë dhe që nuk mban maskën infekton gjysmën e klasës, rreziku për të shpërndarë infeksionin është shumë i lartë, në momentin kur nuk vaksinohesh apo nuk mban maskë. Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave, është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Është një përpjekje për të shpëtuar jetën, jetën e atyre që shërbejnë. Shtatori do të jetë një muaji i hapur, ku puna nuk do të ndalet që të rrite mbulesa vaksinale. Janë 60% e arsimtarëve të vaksinuar. Nuk mund të rrezikojmë, që të infektojnë njëri tjetrin. E vetmja armë efikase që kemi është vaksinimi. Këto 30 ditë do të jenë ditë të vaksinimit për të gjitha këto grupe. Është kush vaksinimi për të treguar se je i painfektuar./

Të Fundit