Meta thirrje qeverisë: Situata s’rregullohet me orën policore, shtoni fondet për sistemin shëndetësor – Stop
Lajme, Të Gjitha

Meta thirrje qeverisë: Situata s’rregullohet me orën policore, shtoni fondet për sistemin shëndetësor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me masat e reja të vendosura anti-covid në vendin tonë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se duhet të merren masa efektive pasi situata sipas tij nuk mund të mbahet nën kontroll vetëm me orë policore.

REAGIMI I METËS
Shtimi tepër i lartë i rasteve të infektimeve me COVID-19, fatkeqësisht dhe të humbjeve të jetëve në ditët e fundit, veçanërisht në rrethanat e reja të krijuara me përhapjen e variantin “Delta”, shtrojnë nevojën jetike për marrjen e masave të tjera efektive për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Ky moment shumë serioz nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi i duhur mjekësor janë hapa jetike në këtë situatë.

 

Inkurajoj qytetarët, veçanërisht ata me probleme të tjera shëndetësore dhe që nuk e kanë kaluar COVID-19, të vaksinohen sa më parë për të reduktuar mundësinë e përhapjes së virusit të rrezikshëm.
Mbajtja e maskave, respektimi i distancimit fizik dhe higjiena maksimale janë të domosdoshme gjithashtu.
I bëj apel Qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor, për të përmirësuar shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve dhe për të mos u gjendur sërish para gjendjeve të papranueshme të mjekëve dhe infermierëve në qendra shëndetësore, që luftonin në vijën e parë, pa pajisje mbrojtëse dhe mjetet e duhura diagnostike. 🇦🇱

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *