“Për herë të parë në Shqipëri”- Celibashi tregon si do funksionojë verifikimi elektronik i votuesve: Kujdes! Pajisja pengon… (VIDEO)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bën me dije përmes një postimi në “Twitter” se verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri.

Në postimin që shoqërohet me një video shpjeguese të procesit të votimit, kreu i KQZ thekson se pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.

Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë. Ndiqni videon!”, shkruan Celibashi.

Sjellim në vëmendje që sot partitë politike nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore në Shqipëri, ndërkohë që na ndan 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare.

Të Fundit