PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Ashtu si pritej Lulzim Basha është fitues i zgjedhjeve për kryetar të PD.

“Komisioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur atje përfaqësim. Bazuar në të dhënat zyrtare të procesverbaleve të futura në përllogaritje, rezulton se nga anëtarët e PD kanë votuar 41097 anëtarë, 413 vota të pavlefshme, 40684 vota të vlefshme, të ndara sipas kandidatëve në garë.

Fatbardh Kadilli 781 anëtarë
Për Edit harxhin 983
Për zotin Agron Shehaj 6038 anëtarë
Për zotin Lulzim Basha 32882 anëtarë
Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD zotin Lulzim Basha.

Të Fundit