PD: Në javën zgjedhore bashkia e Durrësit dha 89 herë më shumë ndihma

Partia Dermokratike ka denoncua dhe bërë publike, sipas saj, fakte të reja lidhur me shitblerjen e votës.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Oerd Bylykbashki ka bërë me dije se vetëm në javën e fundit të zgjedhjeve bashkia e Durrësit ndau 6 milion euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Ndërkohë që në total sipas tij, gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga Rama dhanë 40 milion euro për familjet e prekura nga tërmeti.

“Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve. Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.”- tha Bylykbashi në fjalën  e tij.

Të Fundit