“PD e vetmja shpresë!” Basha: Rindarja territoriale dhe reforma zgjedhore, dy arritje të mëdha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme akuzoi kryeministri Edi Rama se në pushtet ka ardhur duke vjedhur demokracinë, duke vjedhur vota.

Gjatë fjalës së tij, Basha bëri me dije se dy nga arritjet më të rëndësishme të PD, janë rindarja territoriale dhe reforma zgjedhore.

Pjesë nga fjalimi i kreut të PD Lulzim Basha:

Kanë kujtuar se i kanë pasur të gjithë në xhep. Dhe se opozitës, partisë demokratike, për të qenë më të direkt, do t’ia prisni pastaj rrugën drejt së vërtetës. Nuk ia dolën dot! Dhe ky është modeli me të cilin ne, kemi filluar të çmontojmë dhe do të çmontojmë, deri në vidhën e fundit, mekanizmin korruptiv që mban në këmbë Edi Ramën dhe regjimin e tij. Mos harroni! Para se të niste komisioni hetimor parlamentar për Inceneratorët, ne kishim çuar tre padi penale në SPAK. Një për Elbasanin, një për Tiranën, një për Fierin. Por u desh ky presion që drejtësia të shikonte se tek partia demokratike, nuk ka vetëm një forcë politike, e cila është e vendosur që taksat që shqiptarët paguajnë për drejtësinë e re, të shkojnë për të dënuar dhe jo për të mbrojtur politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, që iu vjedh paratë shqiptarëve, por kanë dhe një monitoruese, të kujdesshme, të çdo hapi që duhet të hedhe sipas ligjit për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, natyrisht kanë dhe do të kenë dhe një mbështetëse, atëherë kur drejtësia të fillojë të bëjë punën e saj. Siç ka filluar ta bëjë! Ka filluar me bishtin e aferës, megjithëse bishti e ka mbiemrin “Koka”, por nuk ka shkuar akoma te koka. Me të vërtetë sot kemi dy ministrat e Edi Ramës në burg, njëri i dënuar për kriminalizimin që i bëri policisë dhe shtetit, siç e denoncuam prej ditës së parë, për kanabizimin që i bëri Shqipërisë, tjetri për hetimin e aferës së inceneratorëve. Por në veçanti sa i takon kësaj të fundit, puna vetëm sa ka filluar. Përkundrazi, i mirëpresim me qetësinë më të madhe, sepse e dimë që në fakt, këto sulme, nga ata që janë kapur me presh në duar duke vjedhur shqiptarët, nuk janë gjë tjetër vetëm certifikata, se po bëjmë punën tonë para shqiptarëve. Po bëjmë punën tonë me ndershmëri, me përkushtim, që është arsyeja pse ekzistojmë, arsyeja pse partia demokratike e Shqipërisë është e vetmja shpresë dhe e vetmja mburojë e interesave të shqiptarëve. Betejat e shumta që kemi zhvilluar ndër vite, sigurisht e kanë mbajtur të fortë fibrën tonë opozitare. Sigurisht na kanë dhënë fuqinë, për të ndërtuar një vizion, për të ndërtuar një program, një ofertë në çdo fushë të jetës. Me fokus në të gjithë sektorët e ekonomisë, në të gjithë sektorët e shtetit, që nga shëndetësia, arsimi, rendi publik, por po kështu edhe tek mbrojtja sociale, për të pamundurit. Ndërsa sektorët ekonomik, siç e dini, një nga programet tona më të detajuara, është programi për zhvillimin rural, është programi për bujqësinë, për ushqimin, si pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë.

E them këtë në një zonë, e cila nuk duhet të ishte kurorë jo vetëm në kuptimin gjeografik, por dhe në kuptimin ekonomik, për kryeqytetin. Për shkak të asaj që i ka falur Zoti, dhe për shkak të një tradite brez pas brezi të banorëve të kësaj zone, që këto pasuri natyrore, ti kthehen në mirësi, jo vetëm për veten e tyre dhe familjet e tyre, por edhe për qytetarët e Tiranës. Mirëpo si kudo tjetër, ane e mbanë Shqipërisë, edhe fermerët e kësaj zone janë komplet jashtë vëmendjes së qeverisë. A thua se nuk jeni shtetas të Republikës së Shqipërisë. A thua se keni ardhur nga Bangladeshi dje. Madje dhe pa dokumente. Si emigrantë ilegal. Nuk kujtohet njeri për ju! Vetëm në kohë fushate. Premtimet vu! Mbaron fushata, asgjë! Po shikonim buxhetin e fundit. Njësoj si buxheti i para një viti. Njësoj si buxheti i para dy vjetësh. Njësoj si buxheti para tre vjetësh. Dhe krahasojmë zërin, vetëm zërin e subvencioneve, mbështetjes për fermerët, me buxhetet e Kosovës dhe Maqedonisë. Ballkan për Ballkan! Afërsisht të njëjtat kushte klimaterike. Nga ana ekonomike , pak a shumë i njëjti diapazon. Si nga fuqia blerëse tek fuqia taksa-paguese, taksa-mbledhëse e shtetit. Nga pikëpamja e buxhetit neto, Kosova pothuajse gjysmën e buxhetit të Shqipërisë.

Një qeveri që ka ardhur në pushtet duke vjedhur gjënë me të shenjtë që është vota po vodhe votën ke vjedhur demokracinë ke shkatërruar demokracinë, ke shkatërruar llogaridhënien. Duhet një orë e më parë të shkojë prapë para jurisë jo thjeshtë para gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAKUT për aferat korruptive por para jurisë madhe duhet të shkojë para popullit. Dhe këtu kemi dy arritje të tjera të cilët kanë kaluar pa u komentuar shumë por janë shumë të rëndësishme, rindarja territoriale, reforma zgjedhore.

Kush më shumë se sa ju e ka ndjerë dhimbjen që sjell shkatërrimi i pushtetit vendor, largimi i pushtetit vendor nga qytetari, largimi i shërbimeve mos të kesh një derë ku të qahesh, të marrësh rrugët për në Tiranë për shumicën e shërbimeve. Të kesh një administrator që ta emërojnë por që nuk e zgjedh dhe që i jep llogari tek Erion Veliaj por jo tek ju dhe favoret i ndan me të në vend që të kujdeset për problemet dhe hallet tuaja.

Të Fundit