Ukraina pranon negociatat me Rusinë, do të mbahen në kufirin me Bjellorusinë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të mbahen negociata mes Kievit dhe Moskës në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Në një status ne rrjetet sociale ai shkruan se Lukashenko mori përgjegjësinë se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë.

“Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat.

Aleksandër Lukashenko mori përgjegjësinë për faktin se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë”, shkruan Zelensky.

Të Fundit