Pas vizitës në SPAK, Yuri Kim-hetuesve: SHBA do t’ju u mbështesë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Pas vizitës në SPAK, Yuri Kim-hetuesve: SHBA do t’ju u mbështesë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar ditën e sotme në SPAK me hetuesit e rinj të BKH.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” Yuri Kim shkruan se SHBA do të jetë krah tyre teksa thekson se do t’i mbështesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

U takova sot me Hetuesit e parë të “FBI-së” shqiptare, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses. Njerëzit i mbështesin ata; familjet e tyre krenohen me to; Amerika do t’i mbështesë fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”– shkruan Kim në Twitter.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *