Ralf Gjoni: “Një popull që shet votën, sulltanatin e ka pak, talljen e ka hak” – Stop
Lajme, Të Gjitha

Ralf Gjoni: “Një popull që shet votën, sulltanatin e ka pak, talljen e ka hak”

TIRANË

Një replikë, por më shumë një vijim i opinionit të njëjtë për parlamentin e ardhshëm ku pritet të jetë dhe opozita.

Deputeti Ralf Gjoni ka replikuar me kreun e grupit demokrat Myslim Murrizi, teksa tha se të dy e dinë mirë se sa të inkriminuar do ketë në parlamentin e shtatorit.

Gjoni tregoi dhe një histori për të ilustruar blerjen e votës, teksa tha se shpreson që zyrtari amerikan Philip Reeker të ketë sjellë lista të inkriminuarish.

O Myslym i dashur, se po shkojmë drejt fundit të kësaj legjislature, unë kisha vendosur të mos mbaja fjalim sot, po më ngacmove me dy gjëra, listat e Philip Reeker që shpresoj shumë t’i ketë sjellë ato lista të inkriminuarish dhe t’ia ketë dorëzuar në dorë dhe Edi Ramës edhe Lul Bashës sepse ti dhe unë e dimë mirë se sa të inkriminuar do të ketë këtu në parlamentin e shtatorit në qoftë se ai parlament do të mblidhet. Por më ngacmove shumë me atë 100 euroshin, se tek zona ime në Xhamllik në 2017 me 20 mijë lekë e kanë shitur votën, shumë-shumë votues. Doja të tregoja një histori të vogël për replikë, Shkon një deputet i zgjedhur në një qytezë, fshat të vogël të Jugut mbasi sapo ishte zgjedhur deputet dhe ngrihen banorët e zonës e ulërasin, s’kemi rrugë, na premtove rrugën s’na e bëre, s’kemi ujë, s’kemi drita, s’kemi bukë për fëmijët. Gërthiste njëri atje nga fundi i sallës. Kush është i thotë ky? Beqiri thanë këta, Beqir çohu në këmbë i tha, ça ke që flet, unë ty të kam dhënë lekët tha për votën, mbylle gojën dhe m’u zhduk jashtë kësaj salle, zhduku. Doli Beqiri me bisht ndër shalë dhe iku nga salla. E vërteta është e hidhur na vret të dyve, na vret të gjithëve, një popull që shet votën, sulltanatin e ka pak, talljen e ka hak”, tha Gjoni.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *