Pas vendimit ‘non grata’, DASH ‘çon’ në Kongres Berishën me familjen e tij

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave te shpallur “non grata” gjatë vitit 2021, të cilën ia ka raportuar atë Kongresit Amerikan.

Në këtë listë janë plotë 68 emra të cilët janë shpallur të padëshiruar në SHBA vetëm përgjatë vitit 2020, mes të cilëve është edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij, Liri, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Njoftimi ndodhet në faqen e DASH, së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet e korruptuara të Sali Berishës kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë shqiptare dhe institucioneve.

Ndërkohë në akt theksohet qartë se ekziston edhe mundësia e amnistisë për Sali Berishësn, pasi pikat 2 dhe 3 të cilat lënë hapësirën e përjashtimit ose heqjes dorë nga vendimi, theksojnë se SHBA mund të tërhiqen në rast se do i shërbente interesit kombëtar apo rrethanat për individin përkatës kanë ndryshuar mjaftueshëm.

Kjo listë është publikuar sot edhe nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim. “Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me personat e caktuar për korrupsion të rëndësishëm”, shkruan  ambasadorja Kim.

Kujtojmë se mes Berishës dhe ambasadores Yuri Kim ka pasur një përplasje në distancë. Kërkësa e SHBA ishte që Berisha të mos futej në Parlament pas shpalljes “non grata” për korrupsion.

Lidhur me këtë kërkesë, kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së, duke marrë si kosto nga pas sulmet e vazhdueshme që po i bëhen nga Berisha.

Të Fundit