Fshihej brenda një bunkeri, arrestohet bosi i madh i “Ndranghetas”, policia gjen mijëra euro

Karabinierët italianë kanë mundur të arrestojnë bosin e grupit mafioz “Ndrangheta”, Cosimo Damiano Gallace.

60-vjeçari ishte në kërkim prej një viti pasi ishte dënuar më herët me 14 vite burg, nën akuzën e drejtimit të një grupi mafioz.

Ai është gjetur nga aktiviteteve brenda një bunkeri, të ndërtuar enkas për të, ku brenda saj gjendeshin të gjitha sendet e nevojshme për të jetuar.

Bunkeri, ishte ndërtuar në Isca, pranë brigjeve të detit Jon. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe 35 mijë euro, një tablet, 9 telefona celularë, 1 sistem kamere dhe një Tv i madh.

Zona ku qëndronte Gallace ishte e ruajtur nga persona të shumtë dhe qenë. Grupi që drejtonte Gallace operonte në Romë, Lombardi, Pinemonte dhe Toksana, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga 25 nëntori i vitit 2020 për trafikim droge.

Të Fundit