Partia Socialiste mbledh nesër Kryesinë, çfarë do të vendoset

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Kryesinë në orën 18:00. Në këtë takim do të vendoset data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.

Mbledhja vjen në një moment të rëndësishëm politik në vend, në parg të zgjedhjes së presidentit të ri.

Kujtojmë që ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi shtyrjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Balla tha se Konferenca e Kryetarëve e parashikuar për në 29 prill do të mbahet në 4 maj, ndërsa raundi i parë për votimin e Presidentit të zhvillohet në 10 maj.

Të Fundit