Papa Benedikti XVI i inkriminuar, heshti ndaj 4 rasteve të pedofilisë – Stop
Bota, Të Gjitha

Papa Benedikti XVI i inkriminuar, heshti ndaj 4 rasteve të pedofilisë

Papa Benedikti 16 është inkriminuar në një raport të ri mbi abuzimin e fëmijëve në Kishën Katolike në Munih, kur ai njihej si Kryepeshkopi Kardinal Ratzinger.

Hetimi i shumëpritur, i publikuar këtë të enjte në Gjermani nuk lë vend për dyshime.

SOT “Në një total prej 4 rastesh, kemi dalë në konkluzionin që Kryepeshkopi akuzohet për sjellje të pahijshme në raste të abuzimit seksual”, tha Martin Pusch, avokat dhe hartues i raportit.

Këto raste kanë ndodhur ndërsa Ratzinger ishte Kardinal në Munih, nga 1977 deri më 1982, përpara se të bëhej kreu i Kongregacionit të Vatikanit për Doktrinën e Besimit dhe më vonë, në vitin 2005, të zgjidhej si Papë.

94-vjeçari, i cili u tërhoq nga pozita papnore thuajse 10 vite më parë, refuzoi akuzat.

Në raport gjithashtu përmendet edhe kryepeshkopi aktual i Munihut, një aleat i njohur i Papës aktual.

Në 2018, një raport i kërkuar nga kisha doli në përfundimin se të paktën 3677 persona ishin abuzuar nga kleri në Gjermani, mes viteve 1946 dhe 2014.

Më shumë se gjysma e viktimave ishin 13 vjeç ose më të rinj, dhe thuajse 1/3 e tyre shërbenin në altar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *