Pamje nga liqeni i Belshit, Rama: Pjesë e qendrave të reja të turizmit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke publikuar pamje nga Liqeni i Marinës në Belsh.

Në fotot e shpërnadara nga kreu i qeverisë duket se kjo hapësirë  është kthyer në një zonë turistike pas investimit dhe ndërtimit të shtëpive prej druri.

Rama gjithashtu thekson se kjo është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Të Fundit