Pagoi për punonjës në stallë kuajsh, mashtruesi e lë papunë në Gjermani!

Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë tonë, me anë të të cilit denoncon shtetasin Mondi Aliaj nga Vlora. Ky i fundit në shtator të këtij viti i ka marrë 300 euro, duke i premtuar një vend pune në Gjermani në një stallë kuajsh. Plarenti shkoi në Gjermani, por puna nuk ekzistonte dhe Mondi u zhduk.Plarenti thotë, se mbeti rrugëve pa punë e pa para.Mond Aliaj në një telefonatë me gazetaren e “Stop” e mohoi gjithë këtë situatë dhe u shpreh i gatshëm të ballafaqohej.Por pas mbylljes së telefonit, mori menjëherë denoncuesin, duke i kërkuar llogari, se pse kishte ngritur problemin te gazetarja.

Të Fundit