Pacienti me dialize i pamundur per kurim, nuk ka transport! – Stop
KLIPET

Pacienti me dialize i pamundur per kurim, nuk ka transport!

Udhëtuam drejt Cërrikut për të takuar Albert Cjapin, i cili prej 2 vitesh bën dializë, për të jetuar. Së fundi, për shkak të situatës së izolimit nga coronavirusi, Alberti thotë, se nuk ka me cfarë të shkojë në spitalin e Elbasanit. Ambulancat nuk e cojnë dhe mjete të tjera transporti nuk ka në qarkullim, që të mund ta cojnë, ta presin të mbarojë punë dhe dhe ta kthejnë në shtëpi.Shkuam në qendrën shëndetsore të Cërrikut dhe drejtori na premtoi,se do flasë me kryetarin e bashkisë, për gjetjen e një mjeti për pacientët e hemodializës gjatë kësaj periudhe. Shkojmë në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe drejtori teknik thotë, se po përpiqen per një zgjidhje, por të zgjidha autoambulancat varen nga 127-ta, drejtoria e përgjithshme e urgjencës shëndetsore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *