OBSH: Italia mund të arrijë pikun e pandemisë këtë javë. – Stop
Të Gjitha

OBSH: Italia mund të arrijë pikun e pandemisë këtë javë.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se koronavirusi në Itali kulmin e mundshëm mund ta arrijë këtë javë.

“Ngadalësimi i normave të rritjes së vdekjeve është një faktor jashtëzakonisht pozitiv, në disa rajone mendoj se ne jemi afër pikës së rënies së kurbës, kështu që kulmi mund të arrihet këtë javë”, tha Ranieri Guerra, zv / drejtori i OBSH-së.

Ansa” shkruan sot se shifrat e reja tregojnë se mbi 5,000 punonjës shëndetësorë janë të infektuar nga virusi dhe kerkohet mbrojtje e menjëhershme për mjekët dhe infermierët.

Të dhënat dalin nga një letër e sindikatës së “Assomed Anaao” drejtuar presidentit të Institutit të Lartë të Shëndetit Silvio Brusaferro në të cilën i kërkohet të ndërhyjë menjëherë për të garantuar instrumentet e mbrojtjes individuale.

Sakaq, Kina dërgon ekipin e tretë të mjekëve në Itali, në përpjekje për të luftuar krizën e koronavirusit.

Avioni, i cili transporton tetë ton furnizime mjekësore të dhuruara nga provinca juglindore kineze, 3,000 kostume mbrojtëse, 300,000 maska (plus 20,000 të tjera të llojit N95), u nis në oren 11:10 me kohen lokale (4:10 në Itali) nga Aeroporti Ndërkombëtar Fuzhou Changle dhe pritet në Milano në 16:45 me orën italiane, raportojnë mediat kineze.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *