“Nuk kam kohe të të sqaroj” policia ben ping-pong me qytetarin e dhunuar

Jemi në Sukth, Durrës. Qytetari Myrvet Veshi është dhunuar më 2 tetor 2021 nga dy persona, teksa kryente aktivitetin e vet, si shitës ambulant peshku pranë mbikalimit në Sukth. Dy agresorët, ai thotë, se i takoi para banesës së vet dy ditë para ngjarjes, në orët e vona të mbrëmjes. Njëri prej personave ishte grabitësi i motorrit të tij, Aldi Sejdini, incident, që e kishte denoncuar në “Stop” në vitin 2016. Myrveti akuzon policinë, se nuk iu përgjigj, kur ai telefonoi për dy persona të dyshimtë në derën e tij dhe po kështu zvarriti cështjen e pajisjes me një vendim për kryerjen e ekspertimit ligjor, pas dhunimit.

Pas zvarritjes, që iu bë në stacionin e policisë së Manzës, shtetasit të dhunuar Myrvet Veshi, gazetari i “Stop” e shoqëron Myrvetin të bëjë ekspertizën mjeko-ligjore.Mjeku ia kishte mbyllur më parë telefonin qytetarit, por me këmbënguljen e gazetarit, mjeku bën detyrën dhe thotë, se përgjigjen do t’ia dërgoje Prokurorisë në rrugë shkresore.Në fakt raport ka mbërritur dhe Myrvet Veshi është pajisur me raport 9 ditor për dëmtime, që shkaktojnë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë.Materiali kallzues është në fazën e verifikimit, sipas Prokurorisë së Durrësit.

Të Fundit