“Nuk jam ç’mallur akoma..” pas divorcit e ëma nuk i lë djalin babait

Jemi në Pogradec, ku Gurisel Selimllari tregon, se është divorcuar me gruan dhe nga martesa kanë një djalë. Gjykata ka vendosur, babai ta takojë djalin cdo të premte për dy orë në zyrën përmbarimore. Por takimi nuk realizohet, pasi e ëma nuk e sjell djalin, sic e kërkon vendimi gjyqsor. Gjithashtu në vitin 2021 është bërë ndryshimi i vendimit për pjesën e takimit, por nuk është zbardhur nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.Ne takojmë gjyqtaren dhe ajo thotë, se ka patur shumë ngarkesë, por do ta zbardhë vendimin shumë shpejt. Pas dy vjetësh përmbaruesi shtetëror i vë gjobë ish-bashkëshortes së Guriselit, që nuk sjell fëmijën, ta takojë i ati. Me ndërhyrjen e “Stop”, Gurisel Selimllari realizon takimin me djalin e tij.

Të Fundit