Nga qelia,Fatos Tushe heq dorë nga ankimimi në Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, nga qelia e burgut ka vendosur të heqë dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.

Tushe ka vendosur të mos vazhdoi me ankimimin ndaj qeverisë për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut, pasi u arrestua nga SPAK.

Mësohet se Tushe ka hequr dorë nga kërkesa e tij për shkarkim nëpërmjet avokatit të tij.

Ditën e sotme do të zhvillohej edhe seanca e parë por dështoi pasi ish-kryebashkiaku u tërhoq.

Kujtojmë se Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik, për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Vetëm disa ditë më parë u arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Lushnje dhe drejtori i Prokurimeve, të cilët akuzohen gjithashtu për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Të Fundit