Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, si ndryshon qarkullimi i mjeteve – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Nesër gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, si ndryshon qarkullimi i mjeteve

Kufizohet lëvizja në disa segmente rrugore

Të dielën kryeqyteti do të presë “Tiranathlonën”, një garë që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap. Në pjesën më të madhe të tij eventi do të zhvillohet në Liqenin e Farkës, përveç çiklizmit, garë e cila do të përfshijë dhe pjesë të tjera të kryqytetit.

Në kuadër të këtij organizimi të Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tone të dielën në disa segmente rrugore do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Konkretisht bllokim të qarkullimit do ketë në Rrugën e Tuneleve, atë të Daxhit, rruga ‘Diga e Liqenit’ si dhe Panorama e Liqenit. Nuk bëjnë përjashtim as akse si Rruga interurbane kryesore TEG – lira Shkozë, si segmenti nga ura Shkozë tek pallati me shigjeta, ku do mbahet një pjesë e garës.

Krahas kufizimit të lëvizjes së automjeteve, bashkia në bashkëpunim me policinë e shtetit ka hartuar një plan edhe devijimin e disa linja urbanësh në kryeqytet. Ndërsa nuk mungojnë as urbanët që do pezullohen përkohësisht në kuadër të masave të marra për zhvillimin e garës.

Kufizimi i segmenteve dhe i linjave urbane do të jetë i përkohshëm, në intervale të shkurtra kohore, kurse hapja e kryqëzimeve do të kryhet gradualisht. Nisur nga masiviteti i kësaj ngjarje sportive që vjen në Tiranë pas finales së Conference League qendra e qytetit do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët. Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës dhe Policisë së Shtetit që mund të lëvizin normalisht në të gjithë itineraret.

Tv Klan

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *